Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rikonstruktimi i aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar , Rama : Zhvillim i mëtejshëm për Mallakastrën

31/01/2025

Rikonstruktimi i aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar , Rama : Zhvillim i mëtejshëm për Mallakastrën

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i aksit rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, një projekt me gjatësi 43 kilometra që po i nënshtrohet rikonstruksionit. Investimi synon përmirësimin e aksesit dhe lidhjes së zonës me rrjetin kombëtar, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të Mallakastrës.

Gjatë punimeve parashikohet edhe përmirësimi i projektit me ndryshime që do t’i shërbejnë banorëve të zonës, duke lidhur segmentet e vogla rrugore për një qarkullim më të lehtë. Aktualisht, në kantier janë angazhuar 40 mjete të rënda, ndërsa pritshmëritë janë për një ecuri të mirë të punimeve.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i trotuareve, si dhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë, duke garantuar një infrastrukturë moderne dhe të sigurt për banorët dhe udhëtarët.

"MIRËMËNGJES

dhe nga kantieri i punës në aksin rrugor, Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, me një gjatësi prej afro 43 kilometrash, që do të lehtësojë aksesin për të gjithë këtë zonën, duke i dhënë një mundësi më shumë edhe zhvillimit të mëtejshëm të Mallakastrës, ju uroj një ditë të mbarë."