Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rikthehen reshjet /Tirana përmbytet në rrugët kryesore

08/11/2023

Rikthehen reshjet /Tirana përmbytet në rrugët kryesore

Dita e sotme është zgjuar e vrenjtur e me reshje të dendura shiu. Tirana duket se nuk ka të pushuar për stinën e vjeshtës me përmbytje. Rikthehet moti i ftohtë dhe vështirësitë në trafik.

Stuhi e shi të rrëmbyeshëm parashikojnë sinoptikanët për ditën në vazhdim. Kërkohet kujdes nga qytetarët e kalimtarët për të evituar lëvizjet e panevojshme gjatë kësaj situate të vështirë klimatike.

Jo vetëm Tirana, edhe qytete si Durrësi , Vlora e kanë ndjerë fuqinë e shiut sot. Rikujtojmë që Shqipëria u bllokua ditën e premte rëndë nga stuhia e ardhur nga Italia.

Trafiku gjatë orëve të para të mëngjesit shqetësoi mjaft banorë që në përditshmëri duhet të ndjekin punën, shkollën apo të marrin furnizimet e nevojshme ushqimore.

Edhe pse territori i Shqipërisë do të mbulohet nga shtrëngatat e reshjet, gjatë mbrëmjes do të ulet intensiteti i tyre.

Moti i paqëndrueshëm do të ndikojë në shtimin e trafikut dhe do të krijojë ngërç kalimi për këmbësorët e jo vetëm.