Rikthehet `Festa e Ullirit` / Ja si u organizua në Petrelë
di Redazione
30/10/2023
Festa e Ullirit, u mbajt këtë fundjavë në Petrelë për të dytin vit. Ky aktivitet u organizua nga bashkia e Tiranës dhe i dedikohej shijes dhe traditës vendase.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se produktet ``Made in Tirana`` tregtohen tashmë dhe në shtetet fqinje. Organizime të tilla e ndihmojnë qytetin, i shtojnë numrin e konsumatorëve, blerësve të produkteve bio. Jo vetëm kaq, ata kanë mundësinë të shijojnë një fundjavë ndryshe, me ajrin dhe shijen e fshatit.
“Petrela është një lagje e Tiranës dhe para se të kërkojmë tregje të tjera, tregun më të madh e kemi këtu. Për të gjithë ata që kanë ardhur nga Tirona, para se të blejnë gjëra si jashtë shtetit, këtu i kemi të freskëta, nuk kanë vite të tëra nëpër magazinë, sapo janë vjelë nga një bahçe, sapo janë përpunuar nga një dorë e një amvise dhe sapo keni ndihmuar duke blerë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, të gjithë burrat dhe gratë që jetojnë në jetën e ndershme në fshat”, tha Veliaj.
Ai u shpreh se ndihet krenar për produktet shqiptare pasi ato kanë arritur të kalojnë kufijtë e shtetit dhe tani qytetarët e vendeve të tjera i shijojnë ato. Fqinjët tanë po i provojnë kulturat ,vajin tonë.
Veliaj tha se vaji i ullirit është përfaqësim i vendit, edhe nga ana folklorike por gjithashtu ekonomike. Nuk është Italia që bën vaj më të mirë. Shqipëria tanimë, po I jep fqinjit nga vaji I saj i mrekullueshëm.
Kjo tregon se po del në treg dhe po lulëzon si produkt cilësor.
Në festë ishin të pranishëm vendas ,organizatorë dhe familjarë që shijuan vajin e ushqimet direkt nga bahçja.
Këtij aktiviteti iu bashkua me ekspertët e degustimit nga Shoqata e Vajit të Ullirit Shqiptar (AOA) dhe Qnedra ABA. Kishte edhe përfaqësues të bashkisë së Tiranës , për të promovuar trashëgiminë e vajit të ullirit dhe kulturën kulinare të Shqipërisë.
Nuk mungonte dhe muzika me të ftuar , këngëtaren Eneda Tarifa & Band.