Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rikualifikimi i zonës informale në njësinë 6: Detajet e ndërhyrjeve konkrete

15/11/2023

Rikualifikimi i zonës informale në njësinë 6: Detajet e ndërhyrjeve konkrete

Njësia 6 e bashkisë së Tiranës do të rikualifikohet dhe kjo përfshin: rregullimin e rrugëve, pajisjen me drita dhe elemente të tjera rikonstrukturimi për të cilat është vendosur një fond rreth 1.3 milionë euro.

Rikualifikimi urban i kësaj zone ka një afat kohor 10 mujor.

“Gjatësia totale e rrugëvë të këtij blloku që do rikualifikohen është 3838.9 ml dhe përbëhet kryesisht nga rrugët Sabaudin Gabrani -Jonuz Rama-Hamdi Cullhaj-Damian Himarioti-Bari Ishka-Vasfi Samimi-Alush Elmaz Taka. Rritja e intensitetit të banimit, ka rritur më tepër kërkesën në shtimin apo përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë dhe zonat urbane midis objekteve. Rrugët ekzistuese variojnë nga 3 – 6 m”, -thuhet në raportin teknik procedurial.

Ky rikonstrukturim i zonës bëhet me qëllim që të përmirësohen elementët e infrastrukturës rrugore urbane dhe të sigurohet një jetë cilësore për banorët e saj.

Ndërhyrjet nga projekti do të çojnë në krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të shiut totalisht i amortizuar do të ndryshohet tërësisht. Në zonat ku ndriçimi mungon plotësisht dhe ai ekzistues është jashtë çdo standardi parashikohen gjithashtu rregullime. Sipas dokumentit do të ketë punime trotuaresh, punime në linjat rezervë , punime për të garantuar sigurinë dhe sinjalistikën rrugore.