RMirditë ,Spitali i rikonstruktuar i qytetit, një pikë referimi për shërbimet shëndetësore në veri të vendit
di Redazione
18/04/2025
Spitali Bashkiak i Mirditës, së bashku me maternitetin e integruar në të, përfaqëson një tjetër investim të rëndësishëm në infrastrukturën spitalore të rilindur, duke u kthyer në një pikë kyçe të shërbimit shëndetësor në veri të vendit, ku tashmë ofrohen kushte optimale për pacientët. Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij sot në Rubik, inspektoi ambientet e reja të këtij spitali, urgjenca e të cilit mbulon rreth 70% të rasteve urgjente që ndodhin përgjatë Rrugës së Kombit.
“Këtu jemi në spitalin bashkiak të Mirditës, i cili si infrastrukturë shëndetësore ka një pozicion shumë të rëndësishëm sepse përveç bashkisë së Mirditës i shërben edhe të gjithë qarkut. Spitali i Mirditës, në fakt, pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti. Me fondet e rindërtimit u bë i mundur rindërtimi nga e para e gjithë infrastrukturës spitalore. E rëndësishme është që shërbimi i urgjencës në këtë spital pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e Kombit. Prandaj, spitali i Mirditës ka rëndësinë e tij si infrastrukturë spitalore. Gjithçka është bërë sipas parametrave të një shërbimi model urgjence. Në krahun tjetër, kemi patologjinë, këtu shërbejnë 64 mjekë dhe infermierë, ndërkohë si administratë e gjitha janë diku 130 persona staf, ekip mjekësor. Siç e theksuam, për shkak të afërsisë me rrugën e Kombit, këtu vijnë dhe trajtohen emergjencat kryesore që ndodhin në atë aks rrugor dhe për këtë arsye dhe sallat operatore janë investuar, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në pajisje moderne.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila shoqëronte kryeministrin Rama në këtë vizitë.
Articolo Precedente
Muzeu Arkeologjik i Durrësit po rilind me një pamje të re!