Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rritet interesi i të rinjëve për t'u bashkuar FA

21/01/2025

Rritet interesi i të rinjëve për t'u bashkuar FA

Kohët e fundit FA ka patur një sër aplikimesh për të rinjtë të cilët duan të trajnohen dhe duan të zhvillojnë një karrierë ushtarake.

Aplikimet u rritën pasi Ministira e Mbrojtjes vendosi të rris trajtimet financiare për ushtarakët dhe angazhimin e të rinjve në misione ndërkombëtare çfarë e bëri më tërheqës këtë sektor nga të rinjtë.

Ministri i Mbrojtjes , Pirro Vengu ndau pamje ku rekrutët e FA ishin duke u trajnuar.

"Vendimi për rritjen e trajtimit financiar për ushtarakët po jep frytet e para në objektivin që ka Ministria e Mbrojtjes për t’i bërë Forcat e Armatosura edhe më tërheqëse për brezin e ri."

"Ky interes i shtuar ka sjellë jo vetëm rritjen e numrit, por edhe të cilësisë së rekrutëve, të cilët e vlerësojnë aktivizimin në #FA si një mundësi afatgjatë për të bërë karrierë."

"Me angazhimin e trupave tona në misionet ndërkombëtare, rekrutët e rinj kanë mundësi që në një të ardhme të afërt të jenë përkrah trupave aleate dhe partnere, duke përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm dhe dinjitet."