Ryanair vjen në Shqipëri/Linja prestigjioze revolucionizon fluturimet
di Redazione
26/10/2023
Vjen në Shqipëri një prej linjave më prestigjioze të fluturimit në Europë ,Ryanair. Kështu, vendi ynë hyn në rrjetin me tarifat më të lira. Ai do t`i japë mundësinë për pjesëmarrje të menjëhershme në turizmin hyrës. Shumë shpejt, do të ofrojë për tregun çmime konkurruese dhe komunikim më të lartë për shqiptarët si brenda dhe jashtë shtetit.
Fluturimet e reja të Ryanair në Shqipëri do të përfshijnë 17 destinacione në Europë: Bruksel, Düsseldorf, Londër, Milano, Paris dhe Romë.
Me çmime që fillojnë nga vetëm 15 € vajtje dhe mbi 1.6 milion pasagjerë në vitin e parë të operimit do të bëjë të mundur mbi 1,000 vendeve të punës në Shqipëri.
CEO i Ryanair, Michael O’Leary, u shpreh: ` Në 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve te ofruara janë shitur per muajin e parë të operimeve. `
Ryanair Holdings Plc është një grup shumëkombësh i linjave ajrore me kosto të ulët me seli në Swords, Dublin, Irlandë. Kompania përfshin filialet Ryanair DACTooltip Designated Activity Company, Malta Air, Buzz, Lauda Europe dhe Ryanair UK. Ryanair DAC, linja ajrore më e vjetër e grupit, u themelua në vitin 1984.
Linja ajrore operon më shumë se 1800 fluturime ditore nga 81 baza, duke lidhur 200 destinacione në 31 vende në një flotë prej mbi 300 avionësh Boeing 737.
Ryanair është karakterizuar nga zgjerimi i saj i shpejtë dhe suksesit të modelit të tij të biznesit me kosto të ulët. Rrjeti i Ryanair u shërben 32 vendeve në Evropë, Afrikë (Marok) dhe Lindjen e Mesme.
Articolo Precedente
Zbuloni liqenin mahnitës të Tiranës: Aktivitete për të gjitha moshat
Articolo Successivo
Dita e OKB-së: Mbahet ceremonia e çmimeve SDG Business Pioneers