Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Samiti BE -Ballkani Perëndimor , Rama mirëpritet nga Komisionerja për zgjerim Marta Kros

18/12/2024

Samiti BE -Ballkani Perëndimor , Rama mirëpritet nga Komisionerja për zgjerim Marta Kros

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Edi Rama u takua me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Marta Kos. Fokusi kryesor do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian me përfshirjen e vendeve të rajonit.

Në samit pritet të diskutohen çështje të rëndësishme, si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale, si dhe tema të tjera që përfshijnë Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, luftën kundër kërcënimeve hibride dhe kibernetike, si dhe çështjet e migracionit.

Gjithashtu nuk munguan as batutat midis Edi Ramës dhe Komisioneres Kos.

"Kur janë bashkë një një i madh (me trup) dhe një më i vogël, vëmendjen e merr i vogli (me trup).” , shprehu Rama

Kryeminstri Rama gjithashtu ndau dhe pamje dhe ne rrjete sociale.

"Bruksel - Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030" , shprehu ai.