Samiti i Klimës: Heqja dorë nga lëndët djegëse
di Redazione
13/12/2023
Klima dhe ndryshimet e saj është një temë që tërheq vëmendjen në ditët aktuale.
Në Samitin e Klimës, COP28 u arrit një marrëveshje, e cila shtyn shtetet të zëvendësojnë lëndët djegëse të papërpunuara.
Kjo marrëveshje u arrit në Dubai, ku përfaqësues të 200 shteteve u mblodhën së bashku.
Disa qeveri propozuan heqjen totale të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara, por kjo u refuzua nga shtetet prodhuese të naftës.
Pas diskutimeve 2-javore të klimës mbyllet kështu me miratimin e këtij dokumenti ku secili shtet ka përgjegjësi për përmbushjen e kritereve të marrëveshjes së arritur.
Qëllimi i përbashkët është që deri në vitin 2050 të mos ketë dioksid karboni të çliruar në natyrë si pasojë e lëndëve djegëse.
Marrëveshja parashikon edhe trefishim të kapacitetit të prodhimit të energjisë se ripërtëritshme deri në vitin 2030, me synimin e reduktimit të përdorimit të qymyrit dhe industritë të fokusohen tek dekarbonimi.
Për herë të parë, shtetet bien në dakordësi për heqjen dorë në mënyrë graduale nga lëndët: naftë, gaz, nëpërmjet të cilave prodhohet rreth 80% e energjisë nëpër botë.
Articolo Precedente
Mbahet samiti në Bruksel, diskutimi mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Articolo Successivo
Dhjetori: Rënia e borës së parë, elementi i gëzueshëm i dimrit