Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Sfidat e gjuhës ditët e sotme , Edi Rama : Nesër publikojmë drafini fjalorit të madh të gjuhës Shqipie

21/11/2024

Sfidat e gjuhës ditët e sotme , Edi Rama : Nesër publikojmë drafini fjalorit të madh të gjuhës Shqipie

Në prag të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot u hap Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe me temën “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”, duke mbledhur akademikë, gjuhëtarë, pedagogë dhe mësues të gjuhës shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e hapjes, deklaroi se “Sot jemi në një moment historik për gjuhën shqipe, me prezantimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe, i cili, pas gjysmë shekulli, përditësohet falë një pune monumentale të realizuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me kontributin e gjuhëtarëve e akademikëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.” Drafti i këtij fjalori do të prezantohet nesër publikisht.

"Përshëndetje të gjithëve! Në fillim fare dua që t’i falënderoj me një shprehje shumë të ndjerë të mirënjohjes të gjithë ata që u angazhuan në organizimin dhe realizimin e konkursit të madh të gjuhës shqipe. Dhe ky është një falënderim që lidhet me një ndjesi befasie për hir të së vërtetës që unë realisht përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që, duke parë të gjithë ata nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë, aq më tepër kur ata jetojnë në kushtet e një presioni të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe, kundër drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kundër artikulimit të kujdesshëm të gjuhës shqipe, si rezultat i rrjeteve sociale, – ju them sinqerisht se mendova që ka ende shpresë, ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, e cila kërcënon gjerësisht gjuhët në tërësi dhe kërcënon gjerësisht vet rrënjët e njerëzimit në përgjithësi." e hapi Rama këtë fjalim.

"Sot më vjen shumë mirë që si pjesë e kësaj rezistence, ne mund të themi që jemi në momentin historik, besoj unë, për sa i përket gjuhës të prezantimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, që më në fund, pas gjysmë shekulli, përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve, akademikëve nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut dhe nesër, në dijeninë time, do të prezantohet publikisht edhe drafti, le të themi, i këtij fjalori. Them drafti sepse fjalori do të hidhet në një konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren të gjitha ato opinione, të gjitha ato sugjerime, të gjitha ato vërejtje e të gjitha ato kontribute që me gjasë mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si një produkt të përbashkët të një rezistence të domosdoshme në një përpjekje ku, siç e thashë dhe më parë, ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm sepse jemi nën agresionin e barbarisë dhe të gjithfarëlloj injorantësh dhe delirantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të patjetërsueshëm që të jemi në mbrojtje dhe që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e mos-kthimit."

"Me këto ndjesi dhe me këto copëza të mbledhura për këtë fjalë që jam shumë i nderuar sinqerisht ta mbaj këtu, duke përfituar nga fakti që mbaj detyrën e kryeministrit se përndryshe nuk mund të vinte kurrë radha që të mbaja një fjalim këtu edhe pse jam një dashnor i paepur i gjuhës shqipe,  që nuk pretendoj dot se jam si të gjithë burrat dhe gratë me certifikatë të gjuhës, ju falënderoj shumë për durimin. Mendova se do të bëja një fjalim më të shkurtër se zakonisht, por nuk ia dola dhe dua të falënderoj përpara se të lë foltoren, me shumë  respekt dhe me shumë mirënjohje, profesor Emilin dhe të gjithë kolegët e tij që janë këtu ose nuk janë të pranishëm por që janë ende gjallë dhe janë ende aktivë dhe që janë ende të paepur në radhët e rezistencës për të mbrojtur gjuhën shqipe nga barbarët." e mbylli ai këtë fjalim duke falenderuar dhe profesorin e tij.