Sherr në Kamëz, mbetet i vrarë 55-vjeçari
di Redazione
01/12/2023
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku Shefqet Hasa pas një debati me fqinjin mbeti i vrarë. Me të edhe një 50 vjeçar, u plagos.
`Më erdhën në banesë, u ndjeva i kërcënuar`, - tha autori i vrasjes në dëshminë e vet para autoriteteve.
Sherri i bërë si pasojë e një kanali ka sjellë vdekjen e 55 vjeçarit dhe plagosjen e Besim Keçës.
Sipas Maliq Markut, duke qenë se ndodhej i vetëm në banesë, u shkaktua një veprim i tillë.
Ai pohoi se kishte bërë kërkesë në Kamëz përsa i përket ujësjellës-kanalizimeve.
Articolo Precedente
1 Dhjetori, Dita Botërore e SIDA-s
Articolo Successivo
Dhjetori erdhi, aktivitetet që nisin këtë muaj në Tiranë