Shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 20-vjeçari
di Redazione
22/11/2023
Megaoperacioni Tempulli vijon me arrestimin e rradhës. Këtë herë, një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.
I riu që banonte në Kashar, është kapur nga policia pasi shiste kanabis pranë një shkolle ku ishte banues.
Lëndën narkotike ai e kishte ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e policisë, është arrestuar në flagrancë.
`Tempulli` është megaoperacioni që ka prangosur qindra e është në kërkim të personave që shesin pranë shkollave dhe gjimnazeve të vendit.
Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Articolo Precedente
Google Maps: Sa i nevojshëm është ky aplikacion dhe avantazhet e disavantazhet e tij
Articolo Successivo
Boksi: Një aktivitet sportiv i rrezikshëm, por me benefite shëndetësore