Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Shkodër, Rilindja Urbane: Si Projektet e Reja po Rikthejnë Vlerat në Zonat Kryesore të Qytetit

10/02/2025

Shkodër, Rilindja Urbane: Si Projektet e Reja po Rikthejnë Vlerat në Zonat Kryesore të Qytetit

Transformimi urban i Shkodrës ka hyrë tashmë në një fazë të re. Pas dekadash harrese, qyteti po rikthehet në identitetin e tij të vërtetë, duke ndërthurur arkitekturën tradicionale me elementë modernë përmes projekteve të reja zhvillimore.

Kryeministri Edi Rama vizitoi Shkodrën, vetëm një muaj pas inspektimit të tij të fundit, për të ndjekur nga afër progresin e kantierëve të hapur dhe punimet transformuese që po zhvillohen në qytet dhe në të gjithë qarkun.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, Kryeministri mori pjesë në prezantimin e dy projekteve madhore për qytetin: restaurimin e Muzeut të Kujtesës dhe rindërtimin e hapësirës rreth Xhamisë së Madhe të Shkodrës. Ky prezantim u zhvillua në një takim të hapur me qytetarët dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

"Patjetër që ne jemi shumë të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto dy investime, por me patjetër që do ta financojmë së bashku me bashkinë e Shkodrës, – por kuptohet që barrën kryesore do ta mbajë qeveria, – Muzeun e Kujtesës dhe do të bashkëpunojmë me Komunitetin Mysliman dhe Myftiun e Shkodrës dhe të gjithë ata që do të duan të bëhen pjesë e kësaj nisme për të siguruar financimin edhe të sheshit të madh të xhamisë, i cili do ta kthejë xhaminë e Shkodrës në një nga objektet më spektakolare të kultit, jo në Shqipëri, por botërisht sepse është si një xhami e vendosur në një libër të shenjtë, gjë që nuk e kam parë askund tjetër dhe patjetër që do të duhet të realizohet sa më mirë dhe sigurisht që do të ketë edhe nga pikëpamja ekonomike interes për komunitetin mysliman, në këtë rast për Myftininë e Shkodrës apo për Komunitetin Mysliman Shqiptar."