Shkolla "Onufri" e Elbasanit inagurohet sot , një ndër investimet e Minstrisë së Arsimit dhe Sportit
di Redazione
02/12/2024
Shkolla “Onufri” në Elbasan ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, duke u shndërruar në një qendër të vërtetë artistike. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, mbi 340 nxënës dhe mësues zhvillojnë mësim në ambiente moderne, përfshirë klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe një sallë koncertesh.
Së shpejti, shkolla pritet të pajiset me një status të veçantë, që do të mundësojë më shumë investime në pajisje dhe burime njerëzore, duke mbështetur zhvillimin e talenteve të reja. Me buxhetin e vitit 2025, Ministria synon të përfundojë projektet e investimeve në shkolla anembanë vendit, duke krijuar kushte më të mira për arsimin.
"Së shpejti shkolla "Onufri" do të mbështetet edhe me statusin e veçantë, për të siguruar edhe më shumë investime në pajisje dhe burime njerëzore, për zhvillimin e talenteve."
"Me buxhetin 2025 përfundojmë investimet në shkolla në të gjithë vendin."
Shprehu Ministrja pasi ndau pamjet në rrjete sociale.
Articolo Precedente
Nancy VanHorn takohet me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela
Articolo Successivo
Vengu u bën thirrje të rinjve të kundribojnë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit