Shqipëria dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për sigurinë dhe mbrojtjen
di Redazione
18/12/2024
Të mërkurën në mëngjes, në Bruksel, u nënshkrua Partneriteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Ceremonia u mbajt pak para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe u ndoq nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, së bashku me kryeministrin Edi Rama.
“Marrëveshja tregon se do të bëjmë më shumë sëbashku dhe tregon angazhimin në sigurinë tonë të përbashkët”, shprehu përfaqësuesja e lartë e BE-së.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme, duke theksuar se zgjimi i sotëm ishte më i këndshëm, pasi një tjetër grupkapitull u hap për Shqipërinë një ditë më parë. Ai falënderoi Kaja Kallas dhe vlerësoi partneritetin e nënshkruar si një dëshmi të lidhjes së pandashme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër se lidhja jonë është e pandashme dhe duhet të bëjmë më të mirë për ta bërë më të fortë” , theksoj Rama.
Partneriteti për Sigurinë dhe Mbrojtjen u firmos nga ministrat shqiptarë Igli Hasani dhe Pirro Vengu, ndërsa nga ana e Bashkimit Europian, nënshkrimi u krye nga përfaqësuesja Kaja Kallas.
“Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”! , shkruajti Hasani në rrjete sociale.
Articolo Precedente
Edi Rama takim me ekipin Ushtarak dhe Civil të Misionit të Shqipërisë në NATO
Articolo Successivo
Këshilla si të reduktoni stresin dhe një rutinë sa më të shëndetshme