Shqipëria dhe Greqia për bashkëpunim ekonomik
di Redazione
31/10/2024
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledni Gonxhja, publikoi së fundmi në rrjetet sociale momente nga një takim zyrtar me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike të Greqisë, z. Kostantinos Fragkogiannis. Ky takim i rëndësishëm u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Në fokus të diskutimeve ishin përpjekjet për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme si ekonomia e gjelbër, tregtia, investimet, politikat për nxitjen e biznesit, infrastruktura, arsimi dhe kultura. Qëllimi kryesor mbetet ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë, i bazuar në interesat e përbashkëta për zhvillim dhe inovacion.
"Mbetemi të gatshëm për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, të nxitur nga ambiciet e përbashkëta, respekti reciprok dhe angazhimi për të punuar së bashku për të mirën e të dy kombeve."U shpreh ministri Gonxhja pas takimit, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kulturor për të dy vendet.
Articolo Precedente
Raporti Progresit 2024 , Rama : Një ndër më të suksesshëmit