Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

`Shqipëria është biodiversitet`/Panairi i hapur në Tiranë

18/10/2023

`Shqipëria është biodiversitet`/Panairi i hapur në Tiranë

Prej disa ditësh në Sheshin Skëndërbej është mbajtur aktiviteti i `Shqipëria është biodiversitet`. Kalimtarë të shumtë , admirues të natyrës dhe kafshëve, janë bërë pjesë e këtij eventi. Kanë njohur nga afër bukurinë që ofrojnë këto gjallesa.

`Shqipëria është biodiversitet`

Pavarësisht madhësisë së saj të vogël, Shqipëria është një pikë e nxehtë biodiversiteti dhe një shtëpi për shumë specie të rrezikuara si rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), shkaba egjiptian (Neophron percnopterus) dhe tulipani shqiptar (Tulipa albanica). Mjerisht, këto specie kanë parë popullsinë e tyre në rënie të vazhdueshme gjatë viteve, kryesisht për shkak të faktorëve si urbanizimi i paprecedentë i zonave të mbrojtura, humbja e habitatit dhe shpyllëzimi. Nga një vizitë në kopshtin botanik dhe punëtoritë e eko-valles deri te shfaqjet e filmave dhe leksionet për projektet e ripyllëzimit, nuk ka kohë për t'u mërzitur!

Panairi Publik

Panairi i organizuar nga PPNEA, ju fton sërish më 19 Tetor për të zbuluar shumëllojshmërinë e produkteve tradicionale dhe kulturave të vendit. Përgjatë ditës do të keni rastin të provoni produktet organike si: verë,mjaltë,çaj,produkte kozmetike nga gjithë Shqipëria. Bashkëpunëtorët si: Ambasada Zvicerane, HBS Albania, etj do të ndajnë përvojat personale ,duke treguar jetesën dhe të punuarit në zona me biodiversitet në vend. Puna e tyre ka një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen e natyrës dhe për të ruajtur zonat e mbrojtura.

Shpresojmë se mund të ndihmojë në ndërgjegjësimin e autoriteteve drejt një kursi tjetër që është ende i mundur për vendin. Dhe se ata mund të krijojnë një të ardhme ku natyra dhe njerëzit bashkëjetojnë në harmoni. Ky panair është një mundësi për t`u lidhur me zemrën dhe shpirtin e trashëgimisë natyrore e kulturore të Shqipërisë!