Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Shqipëria në qendër të vëmendjes në BIG Event Paris!

11/10/2024

Shqipëria në qendër të vëmendjes në BIG Event Paris!

Në eventin prestigjioz të organizuar nga BPI France (Banka Publike e Investimeve), Zv. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Sokol Duma, përfaqësoi vizionin e MEKI, duke trajtuar tema të rëndësishme për inovacionin dhe ekonominë kreative në Evropë.

Gjatë një MasterClass-i me titull "Ndërthurja e Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri", Z. Duma ndau vizionin e tij për një Shqipëri ku kultura dhe teknologjia bashkëpunojnë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Ai theksoi potencialin e madh të industrisë kreative në Shqipëri, e cila mund të sjellë 600-700 milionë euro të ardhura dhe të krijojë 70-80 mijë vende pune çdo vit.

Në fjalën e tij, Z. Duma e përmendi rolin e inovacionit, me një fokus të veçantë në Inteligjencën Artificiale (AI), duke theksuar rëndësinë e përmirësimeve në infrastrukturën dixhitale dhe energjetike për zhvillimin e kësaj industrie. Ai e theksoi se inovacioni teknologjik dhe kulturor mund të sjellë zhvillime që ndryshojnë rrënjësisht ekonominë, ashtu siç kanë bërë shpikjet revolucionare në të kaluarën si shtypi dhe televizioni.

Duke i lidhur këto përparësi me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, Shqipëria është e angazhuar për të promovuar destinacione natyrore dhe kulturore unike, duke ofruar mundësi për vizitorët që të përjetojnë pasurinë e saj kulturore dhe natyrore. Ky event shënon një hap të rëndësishëm në drejtimin e promovimit të Shqipërisë si një qendër inovacioni dhe kulture në Evropë.

Gjithashtu këtë ngjarje e bëri të ditur dhe Ministri Gonxhja duke shpërndar pamje në rrjete sociale.