Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Shqipëria përforcon angazhimin për Agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

25/10/2024

Shqipëria përforcon angazhimin për Agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Paraditen e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndau pamje nga pjesëmarrja e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen e “Gratë, Paqja dhe Siguria.” Në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar, ministri Hasani ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë për avancimin e kësaj agjende gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit, duke e cilësuar si një prioritet kyç.

Në prag të përvjetorit të 25-të të miratimit të Rezolutës 1325, Hasani vuri në dukje rëndësinë e transformimit të angazhimeve në veprime konkrete për të siguruar një përfaqësim të plotë të grave në proceset e paqes dhe të stabilitetit. Ai theksoi nevojën për financime të rritura, vendosjen e kuotave të pjesëmarrjes dhe përdorimin e zgjidhjeve teknologjike për të përforcuar zërin e grave në nivel global.

Ministri Hasani shprehu mirënjohje të veçantë për Presidencën Zvicerane dhe Presidenten Viola Amherd për mbështetjen dhe rëndësinë që po i japin kësaj agjende, si dhe për organizimin e debatit në një kohë kyçe për përforcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.