Shqipëria Pjesë e Konferencës për Dimensionin Humanitar të Paqes në Ukrainë
di Redazione
31/10/2024
Në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, të mbajtur sot në Montreal, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani përfaqësoi Shqipërinë duke theksuar përkushtimin për të qëndruar të bashkuar dhe për të trajtuar kostot njerëzore të agresionit rus.
Në fjalën e tij, ministri vuri në pah solidaritetin e Shqipërisë me Ukrainën, duke përmendur mbështetjen në ndihmën emergjente, mbrojtjen civile, asistencën për personat e zhvendosur dhe kontributin për rindërtimin e infrastrukturës kritike të dëmtuar. Ai theksoi se Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe është e vendosur që paqja, stabiliteti dhe drejtësia të triumfojnë në këtë konflikt.
Një falënderim i veçantë iu shpreh Kanadasë për mikpritjen dhe Norvegjisë e Ukrainës për bashkëorganizimin e kësaj konference të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe humane për Ukrainën dhe rajonin.
"Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike." , theksoj minstri Hasani krahas fotografive në rrjetin social.