Shqipëria pjesë e SEPA , Rama : Një hap drejt rrugës në BE
di Redazione
21/11/2024
Pasditen e sotme , Kryeminstri Rama , postoj në rrjete sociale një njoftim për shtyp nga Europian Payments Council e cila shkruan se Shqipëria është bërë pjesë e SEPA , një sistem që i lejon Shqipëtarët të dërgojnë para nga Europa apo e kundërta me 0 kosto duke nisur qe nga data 1 janar 2025. Sipas tij kjo është një hap më tepër drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
"Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025"
"Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE" , shprehu Rama.