Shqipëria, rekord turizmi/ Media italiane shkruan për triumfin e vendit tonë turistik
di Redazione
13/11/2023
Media italiane duket se ka përshtypjet më të mira për turizmin e Shqipërisë dhe këtë e ka shprehur duke shkruar një artikull dedikuar rekord turistik të saj, jo vetëm për këtë vit por edhe atë pasardhës.
Rrahman Kasa, presidenti i Bashkimit turistik shqiptar ka thënë se operatorët kanë raportuar një rritje shifrash në turizëm, më konkretisht 35% duke garantuar kontrata për turizëm të organizuar edhe vitin e ardhshëm 2024.
Në qytetin e Sarandës prenotimet janë tashmë të bëra edhe për vitin tjetër. Gjithashtu edhe në Vlorë ka gjasa që një pjesë e madhe të mos mbetet e lirë për sezonin veror.
Jo vetëm kaq, në Tiranë nisin përgatitjet e festave të fundvitit dhe sigurisht ka lëvizje. Shumë udhëtarë e kanë rekomanduar Shqipërinë tek njëri-tjetri për ta vizituar si një vend kulture,historie dhe gjithçka tjetër. Distanca e afërt me fqinjin italian është një nga arsyet që shumë e preferojnë Shqipërinë si destinacion fundjave, duke e kthyer në atraksion të ri udhëtimi.
Ndërtesat në Shqipëri,sidomos hotelet janë të panumërta dhe binjakëzimi apo ceremonitë e inaugurimit janë diçka që bëhet me shumë kënaqsi dhe nga ana italiane. Italianët vijnë tani në verë dhe pranverë, duke e zgjatur akoma më tej sezonin e turizmit.
Me pak fjalë, përmbyll media e shkruar italiane se turizmi shqiptar ka shumë për të ofruar. Kurrë nuk ndalon. Turistët me shtetësi italiane ishin ndër grupet më të mëdha që vizituan Shqipërinë këtë vit duke arritur shifrën e 660 mijë njerëzish nga miliona të huaj të tjerë.
Articolo Precedente
Statistikat e popullsisë në vend/ Ja cilat janë vendet me nivele të ulëta lindjeje
Articolo Successivo
Panairi i librit/Ngjarja kulturore vetëm pak ditë larg