Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Shqipëria U-21 , dy ndeshje miqësore me Moldavinë . Trajneri Bushi publikon listën

11/11/2024

Shqipëria U-21 , dy ndeshje miqësore me Moldavinë . Trajneri Bushi publikon listën

Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat U-21 do të përballet në dy ndeshje miqësore kundër Moldavisë, më 15 dhe 18 nëntor. Grumbullimi i skuadrës nis të hënën, dhe trajneri Alban Bushi ka shpallur listën e 22 lojtarëve të ftuar për këto takime.

Nga këta lojtarë, tetë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër janë aktivë në kampionatet jashtë vendit. Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin e Vorës. Takimi i parë është caktuar për datën 15 nëntor, në orën 14:00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 18 nëntor, gjithashtu në orën 14:00.

Kuqezinjtë do të shfrytëzojnë këto ndeshje për të konsoliduar skuadrën dhe për të testuar formën e lojtarëve për sfidat e ardhshme zyrtare.