Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Shtatë qytetarë të rinj ndërkombëtarë bëhen pjesë e "Team Albania" në Tiranë

29/10/2024

Shtatë qytetarë të rinj ndërkombëtarë bëhen pjesë e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau sot pamje emocionuese nga ceremonia e dhënies së shtetësisë shqiptare për shtatë qytetarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët tashmë janë bërë shtetas të rinj shqiptarë. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shprehu mirëseardhjen për të rinjtë e sapo pranuar në "Team Albania," duke theksuar rëndësinë e Tiranës si një qytet i mundësive për të gjithë ata që zgjedhin ta quajnë "shtëpi".

"Mirë se vini në “Team Albania”!Sot mirëpritëm qytetarë nga e gjithë bota si shtetas të rinj shqiptarë! Tirana po bëhet gjithmonë e më shumë qyteti i mundësive për të gjithë ata që e zgjedhin si shtëpinë e tyre."

Veliaj theksoi se Tirana po kthehet gjithnjë e më shumë në një qendër tërheqëse për ata që kërkojnë një vend të ri për të jetuar dhe për të investuar, duke e bërë kryeqytetin shqiptar një destinacion me potencial të lartë për jetesën dhe punësimin.