Shtëpia e ofertave, një mundësi e dytë për sendet tuaja të panevojshme
di Redazione
13/11/2023
Çfarë është Shtëpia e Ofertave
Secili prej nesh ka shumë objekte e gjëra të veçanta në shtëpi që nuk i përdor më dhe janë akoma perfekte ose në gjendje të mirë si për shembull: një dhuratë e nënvlerësuar e që nuk ju pështatet, një veshje që se keni veshur asnjëherë apo s'u nevojitet, sendet e një biznesi të mbyllur, një mobiljen që nuk na ka pëlqyer kurrë.
Gjithmonë njerëzit përfundojmë duke i mbajtur këto objekte duke i grumbulluar në bagazhe, bodrume, papafingo, garderoba. Megjithatë herët a vonë ato mund t’i vijnë në ndihmë dikujt e ju mund të lironi hapësirat tuaja.
Këto gjëra vetëm zënë hapësirë dhe rrezikojnë të bëhen mbeturina të padobishme, si dhe ju transmetojnë energji jo pozitive. Çfarë duhet bërë atëherë?
Shtëpia e ofertave është zgjedhja e duhur për të liruar hapësirën menjëherë dhe për t’i dhënë jetë të re gjërave!
Konceptimi i këtij biznesi është ridhënia e një jetë të re objekteve tuaja që të shfrytëzohen.
Dyqanet kanë hapësirë, janë mikpritëse e të organizuara si një showroom ku mund të shesësh çdo gjë që nuk është më e nevojshme dhe që mund të përdoret nga njerëz të tjerë.
Staf i dyqanit është trajnuar për të shërbyer çdo klienti e t’i gjejë pronarë të rinj objekteve. Ata sëbashku me ju do t’i vlerësojnë objektet tuaja sipas kritereve specifike me parimin win-win.
Bëni një zgjedhje të zgjuar për artikujt tuaj të përdorur. Shitini objektet tuaja te Shtëpia e Ofertave shpejt e me leverdi.