Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Shtohen vjedhjet në Tiranë, policia rrit vigjilencën

11/12/2023

Shtohen vjedhjet në Tiranë, policia rrit vigjilencën

Në Tiranë së fundmi janë shtuar vjedhjet.

Gjatë festave kjo dukuri është dukshëm në rritje sipas raportimeve të policisë.

Veprat penale të vjedhjes dhe grabitjes ndaj individit dhe pronës janë të pranishme në Tiranë gjatë festave të fundvitit.

Një grabitje e ndodhur kohët e fundit ështe rasti i dy personave që u sulmuan nga dy adoleshentë në Sheshin Skënderbej, me pistoletë lodër.

Paratë e marra nga 17- vjeçarët janë rimarrë nga policia dhe një prej autorëve është kapur, ndërsa tjetri është në kërkim nga policia e Tiranës.

Edhe në fshatin Prush të Tiranës, ditën e shtunë në mbrëmje, policia ka parandaluar një grabitje.

Ndërhyri ndaj personave të armatosur dhe ata u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vigjilenca do të rritet gjatë kësaj kohe që të mos kenë mundësi personat për të kryer veprimtari kriminale duke shfrytëzuar atmosferën festive.