Siguria në shkolla: Ministri i Brendshëm Taulant Balla bashkëbisedim me nxënësit e `Petro Nini Luarasi`
di Redazione
23/11/2023
Taulant Balla ka vizituar shkollën e mesme `Petro Nini Luarasi` dhe ka biseduar në lidhje me paketën e sigurisë në shkolla me nxënësit. Ai tha se që nga muaji shtator siguria është në nivel tjetër.
Ministri i brendshëm theksoi se për të luftuar fenomenet dashakeqëse që rrezikojnë rininë është i nevojshëm bashkëpunimi nxënës-mësues.
Ai u shpreh se garantimi i sigurisë në rrugën ku nxënësit kalojnë, lokalet që frekuentojnë, mjediset publike që shpenzojnë ditën pa praninë e prindërve , të jetë parësor. Rritja e kontrollit maksimal është i parashikuar në këtë paketë. Por që puna të bëhet mirë, duhet ndihma dhe nga ana e tyre. Ministri Balla tha se së bashku me oficerin e sigurisë, mësuesit dhe persona të tjerë, nxënësit mund të ndanin të dhëna.
Informacionet do të siguronin kështu avancim të sigurisë. Edhe institucionet qendrore e vendore do të angazhoheshin për ta kryer detyrën si duhet.
Identifikimi i personave që tregtojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike, i fenomeneve negative do të bëjë që kriminaliteti të luftohet. Policia merr masa dhe zbatohet kësisoj ligji.
`Kam marrë mesazhe që policia ka ndërhyrë në kohë pas dhënies së informacionit nga fëmijët`,-tha ministri.
Articolo Precedente
E drejta e vetos: Propozimi i ndryshimit të traktatit të BE-së nga Parlamenti Evropian
Articolo Successivo
Bizhuteri kontrabandë: Vihen në pranga të dyshuarit për tregtim të paligjshëm