Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Sokol Bardhi emërohet drejtori i ri i QKB-së

17/02/2025

Sokol Bardhi emërohet drejtori i ri i QKB-së

Sokol Bardhi do të jetë drejtori i Qendrës Kombëtare të Biznesit duke zëvendësuar në këtë post drejtoreshën e komanduar Elisabeta Furiku.

Ky lajm u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë , Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja pas një postimi në rrjete sociale ku i shpreh suksese Sokol Bardhit në detyrën e re si Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

"I urojmë suksese Sokol Bardhit në detyrën e re si Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit"

Ai është diplomuar për Sistemet e Informacionit të Biznesit në Universitetin East London në Britaninë e Madhe, si dhe në Inxhinierinë e Kompjuterëve në Politeknikumin e Tiranës.

Bardhi mbante pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Inovacionit dhe Teknologjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe strategjive për inovacionin.