Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Spanja dhe Shqipëria bashkëpunojnë në turizëm, Kumbaro: Vizitorët spanjollë po shënojnë rritje të shpejtë në vendin tonë

23/01/2025

Spanja dhe Shqipëria bashkëpunojnë në turizëm, Kumbaro: Vizitorët spanjollë po shënojnë rritje të shpejtë në vendin tonë

Spanja dhe Shqipëria do të forcojnë partneritetin në sektorin e turizmit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me Ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit, Jordi Hereu, si edhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, Rosario Sánchez Grau.

“Shqipëria e sheh Spanjën si një treg të rëndësishëm për turizmin në nivel vizitorësh, por edhe investimesh. Ne sot kemi marka hotelesh si “Melia”, kemi fluturime direkte nga disa destinacione të Spanjës dhe puna e përbashkët do të na ndihmojë që ta çojmë përpara këtë treg përmes dijeve, inovacionit, kreativitetit dhe edukimit në kapitale njerëzore” , theksoj Kumbaro.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Ministria e Industrisë dhe Turizmit e Spanjës pritet të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Bashkëpunimi, duke synuar projekte të përbashkëta në fusha si inovacioni, digjitalizimi dhe përgatitja e burimeve njerëzore.

Në vitin 2024, Shqipëria mirëpriti rreth 110 mijë vizitorë spanjollë, duke shënuar një rritje prej 26% krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria do të jetë e pranishme në Panairin “FITUR”, i cili nis nesër dhe konsiderohet një platformë kyçe për zgjerimin e tregjeve të Amerikës Latine. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria shënoi një rritje të ndjeshme të vizitorëve nga ky rajon, me 17 mijë turistë nga Brazili (+26%), 5.8 mijë nga Argjentina (+25%) dhe 5 mijë nga Meksika (+48%).