Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Spiropali merr pjesë në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira për solidaritetin urban dhe zgjidhjet ndaj kërcënimeve globale

05/02/2025

Spiropali merr pjesë në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira për solidaritetin urban dhe zgjidhjet ndaj kërcënimeve globale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, me temë “Solidariteti Urban në Kohë të Trazuara: Zgjidhje të Qëndrueshme për Konfliktet dhe Kërcënimet Globale”. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm kryebashkiakë nga mbarë bota, u diskutua mbi sigurinë e qyteteve në periudha krizash, çështjet e migracionit dhe qëndrueshmërinë urbane.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur zhvillimin urban të qyteteve përmes një legjislacioni bashkëkohor. Ajo nënvizoi se qytetet jo vetëm përballen të parat me sfidat e kohës, por janë gjithashtu qendra të rritjes ekonomike dhe sociale, duke shërbyer si hapësira që nxisin bashkëpunimin dhe zhvillimin.

"Demokracia urbane është një nga thelbet e demokracisë bashkëkohore. Qytetet rindërtojnë demokracinë, sipas vizionit, jetës e nevojave të qytetarëve të tyre. Të cilët duhet të masin me minuta sesa shpejt shkojnë në një nga qendrat e qytetit policentrik, sa kohë ju duhet për të dërguar fëmijët në shkollë, për të vajtur në vendin e punës apo për të marrë shërbime të ndryshme e për të garantuar argëtim. Çfarë ishte dikur e mjaftueshme si fjetinë, nëser gjithmonë e më shumë duhet të jetë pushtet i të bukurës së dobishme që rrit e çmon cilësinë e jetës së qytetarit dhe e bën atë më të lehtë.

"Tranzicioni në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera që iu bashkuan valës së tretë të demokratizimit në fillim të viteve 1990, është një proces shumëplanësh.

Mes proceseve që shoqërojnë tranzicionin demokratik, do të rendisja vetëm dy prej tyre që janë sinergjikisht të lidhura dhe influencojnë zhvillimin e lirë të qyteteve: tranzicionin demografik dhe atë urban.

Lëvizja jashtë vendit si një proces i pandërprerë i kërkimit të më shumē mundësive.

I dyti lidhet me lëvizjet e mëdha të popullsisë së zonave rurale drejt qyteteve, duke sjellë vlera të shtuara, por edhe probleme të mprehta për zhvillimin urban."