Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Spiropali në sesionin plenar të Komisionit të Venecias: Vlerësim për bashkëpunimin me Kuvendin

06/12/2024

Spiropali në sesionin plenar të Komisionit të Venecias: Vlerësim për bashkëpunimin me Kuvendin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në sesionin e 141-të plenar të Komisionit të Venecias, pas një ftese nga ky forum prestigjioz.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali shprehu falënderimet ndaj anëtarëve të Komisionit, figura të shquara në fushën e së drejtës me njohje globale, duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu komisioni i Venecias zhvillon sesionin plenar, ku do të publikojë edhe opinionin mbi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Janë pesë pyetje të paraqitura për Komisionin e Venecias, ku kërkohet ekspertiza juridike mbi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin e rasteve kur ka pretendime për papajtueshmëri të mandatit të deputetit.