Spiropali pret Ambasadorin e ri të Italisë
di Redazione
03/02/2025
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mirëpriti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Gjatë takimit, Spiropali i uroi suksese në detyrën e tij dhe shprehu bindjen se ai do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve aleate dhe mike.
"Suksese Ambasadorit të ri të Italisë, Marco Alberti, në misionin e tij për forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate."
Kujtojmë se Marco Alberti pason në këtë detyrë Fabrizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.
Articolo Precedente
“Sy m’sy” nga Edi Rama do të ketë dy postime live çdo javë