Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Spiropali takim me homologen Çeke Marketa Pekarova Adamová

25/11/2024

Spiropali takim me homologen Çeke Marketa Pekarova Adamová

Sot u zhvillua takimi midis dy homologeve , Elisa Spiropali dhe Marketa Pekarova Adamová , aty u zhvilluan biseda rreth bashkëpunimit ekonomik , sigura po ashtu dhe turizmi.

Spiropali po ashtu theksoj dhe rëndësinë e mbështetjes së Republikës së Çekisë në rrugën që ka marrë Shqipëria drejt integrimit të BE-së.

“Sapo përfunduam një takim të dobishëm, konstruktiv dhe miqësor me homologen time, Shkëlqesinë e Saj Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve të Republikës Ҫeke. Kryetarja Adamová, në krye të një delegacioni të nderuar parlamentar, ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare, duke reflektuar fuqinë e lidhjeve midis dy vendeve tona."

"Jam veçanërisht e inkurajuar nga bashkëpunimi në rritje midis parlamenteve tona – përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe shkëmbimeve mes ligjvënësve. Ky parneritet energjik është jo vetëm një dëshmi e vlerave tona të përbashkëta, por dhe një themel për ndërtimin e lidhjeve dypalëshe edhe më të forta në vitet në vijim."

"Shqipëria i është thellësisht mirënjohëse Republikës Ҫeke për mbështetjen e palëkundur, entuziaste dhe parimore ndaj rrugëtimit tonë të integrimit evropian."

"Vlerësoj fort rikonfirmimin e kësaj mbështetjeje nga Kryetarja Adamova, veçanërisht ndërsa ne nisim një fazë të re – përgatitjen për Konferencën e Tretë Ndërqeveritare, avancimin e negociatave mbi kapituj të rëndësishëm dhe hedhjen e bazave për një integrim më të gjerë brenda kuadrit të BE-së." , shprehu Spiropali gjatë fjalimit të saj.

Nga ana tjetër tha se ishte shumë e kënaqur nga partneriteti që kemi me Shqipërinë që sjellin zhvillime turistike dhe ekonomike.

“Shqipëria është partneri ynë i çmuar dhe i besuar në NATO, ndaj vlerësoj mundësinë që të diskutoj me ju zonja kryetare mbi çështjet e sigurisë në Evropë, përfshi edhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.  Jam e kënaqur të them se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë janë të fuqishme sidomos kur bëhet djalë për bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik. Marrëdhëniet tona tregtare janë diçka për të cilën mund të jemi vërtet krenarë, pasi volumi tregtar i kalon disa bashkëpunime ekonomike me partnerët evropianë. Bashkëpunimi ynë ekonomik i lidhur ngushtë me qëllimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, pasi vendi juaj është një mjedis i sigurt për investimet çeke në Shqipëri. Çekia është mbështetëse e qëndrueshme e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, ndaj pres me padurim për një bashkëpunim të mëtejshëm”, tha Adamová.