Spiropali u bën thirrje shqiptarëve të diasporës: Regjistrohuni për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit
di Redazione
06/01/2025
Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit dhe drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, i ka apeluar sot shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të marrë pjesë në votimet parlamentare të 11 majit.
"Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars."
"Për herë të parë, ju mund të votoni nga vendi ku jetoni për zgjedhjet parlamentare kombëtare!"
"Rregjistrohuni tani për të ushtruar të drejtën tuaj të votës dhe për të fuqizuar ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, për Shqipërinë europiane."
Shprehu Kryetarja e Kuvendit në rrjete sociale krahas pamjeve që postoj.