Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Statistikat e popullsisë në vend/ Ja cilat janë vendet me nivele të ulëta lindjeje

13/11/2023

Statistikat e popullsisë në vend/ Ja cilat janë vendet me nivele të ulëta lindjeje

Sipas të dhënave të mbledhura nga INSTAT popullsia ka pësuar rritje të numrit të lindjeve më shumë se vdekje në shkallë vendi.

Viti 2023 në tremujorin e tretë shënoi një rënie të lindjeve me 7,4 % duke e krahasuar me të vitit 2022.  

Përsa I përket numrit te vdekjeve, gjithashtu ky vit ka pësuar një rënie prej 7,8%.

Gjashtë qarqe regjistrojnë shtesë pozitive të popullsisë, pjesa e mbetur rezulton negative.

Tirana, kryeqyteti i vendit mban numrin më të lartë të shtesës natyrore me 913 lindje më tepër se vdekje. Më I ulëti është ai I qarkut të Korçës, ku numri I vdekjeve kalon atë të lindjeve me 132.

Qarku I Tiranës gëzon numrin më të lartë të lindjeve me një numër pre 2233 lindje, në kontrast me këtë të fundit është qyteti i Gjirokastrës me 115. Megjithatë, uljen më të madhe, e ka Kukësi.

Vdekjet , rënie vjetore

2023 shënoi 5004 jetë të humbura ose e përllogaritur në përqindje – 7.8 krahasuar me periudhën e vitit që kaloi.

Nga analizat e INSTAT, 11 qarqe të Shqipërisë kanë regjistruar ulje të numrit të vdekjeve, e një i vetëm shënon rritje.

Kukësi është qarku me më pak vdekje, kurse me më të lartin është Tirana.

Uljen më të madhe të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me 2022 e zë qarku i Gjirokastrës.