Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

“Sy m’sy” nga Edi Rama do të ketë dy postime live çdo javë

03/02/2025

“Sy m’sy” nga Edi Rama do të ketë dy postime live çdo javë

Kryeministri Edi Rama bëri një njoftim sot për krijimin e një zone kohore të veçantë, me qëllim që t'u përgjigjet sa më shumë komentuesve në rrjetet sociale për çështje të ndryshme aktuale, duke përfshirë edhe temën e votës së diasporës.

Ai e bëri të ditur këtë në rrjete sociale duke shprehu se :

"Duke qenë se postimet Sy m’Sy janë bërë shkak i ca ankesave të tipit, “po mua pse s’më përgjigjesh?”apo “pse u përgjigjesh vetëm atyre që shajnë?”atëherë edhe për shkak se ka edhe mesazhe që lidhen me votën e diasporës deri tek ”si mund të votoj?”them se ia vlen të provojmë edhe dy postime në mëngjes Live çdo javë, ku s’do i përgjigjem dot të gjithëve natyrisht, po edhe jo vetëm njërit"

"Shihemi nesër në 8.30 këtu dhe në Instagram kush të dojë"