Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Tabloidi gjerman “Bild” : Shqipëria një ndër destinacionet për vitin 2025

07/01/2025

Tabloidi gjerman “Bild” : Shqipëria një ndër destinacionet për vitin 2025

Tabloidi i njohur gjerman "Bild" ka renditur Shqipërinë si destinacionin kryesor për t’u vizituar në vitin 2025, duke e kthyer këtë në një super promovim ndërkombëtar mediatik për vendin tonë. Lajmi u bë publik edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili e shpërndau këtë arritje në rrjetet sociale.

"Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman 'Bild', që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti," theksoi Kryeministri. Deri në nëntor të vitit 2024, rreth 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për turizmin shqiptar.

Gjithashtu, Shqipëria po përgatitet të jetë fytyra kryesore e ITB Berlin 2025, panairi më i madh në botë për turizmin, që do të zhvillohet në mars. Ky pozicionim prestigjioz pritet të fuqizojë më tej imazhin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota.