Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Takimi i Ministrave të Jashtëm në Tiranë: E ardhmja e NEQ dhe perspektivat e rajonit

20/11/2024

Takimi i Ministrave të Jashtëm në Tiranë: E ardhmja e NEQ dhe perspektivat e rajonit

Sot u mbajt konfrenca e Ministrave të Jashtëm të Nismës së Europës Qendrore në Tiranë , ku u diskutuan e ardhmja e NEQ dhe perspektivës së rajonit. Ai shprehu se këtë vit Shqipëria ka pasur shumë privilegje të ndryshme duke filluar që nga Nisma e Evropës Qendrore e deri tek azili dhe refugjatët.

“Këtë vit Shqipëria ka pasur privilegjin të marrë një sërë presidencash të rëndësishme rajonale, të Nismës së Evropës Qendrore, të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, gjithashtu të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën-Juglindore, të Nismës për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët, po kështu edhe karta të ndryshme. Gjithashtu jemi mbledhur edhe në formate të ndryshme, përfshi mëngjese të pafundme pune në Nju Jork me ministrat përreth kësaj tryeze duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit”.

“Mirëpresim me ngrohtësi vendimin e Këshillit Evropian për të çelur bisedimet e anëtarësimit për Ukrainën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Moldavinë. Besojmë fort që këto vendime përçojnë një sinjal të fortë për angazhimin e Evropës ndaj fqinjëve të saj. Mbështetja jonë kolektive për integrimin evropian për Ballkanin Perëndimor mbetet një element thelbësor për të siguruar besueshmërinë  procesit të zgjerimit dhe për të ruajtur këtë mbështetje popullore në rajon”, u shprehu gjithashtu Hasani në lidhje me situatën e Ukrainës.

"Në përfundim të presidencës së Shqipërisë së CEI-t, riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe për të çuar përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian." , theksoj Hasani në rrjete sociale.