TaoTao: Vendi Ideal për Lojërat Interaktive Teknologjike Për të Gjithë Fëmijët
di Redazione
08/11/2023
Nëse vizitoni TaoTao, harrohesh brenda e të duket sikur koha ndalet, mund të kalosh orë të tëra pa e kuptuar aspak!
Me një superambient prej 2500 m2 dedikuar lojrave interaktive të shumta, ndoshta dhe nga ato që si keni parë në vendin tonë.
Nga TaoTao fëmijët e vegjël nuk duan të largohen dhe shumica e prindërve e kanë të vështirë t'i largojnë sapo futen brenda. Pagesat kryhen me anë të kartës së abonimit, mund të luani në një sërë hapësirash të ndryshme. Këtu përfshihen lojëra të ndryshme tavoline si:
- lojëra me makina gara,
- motora e helikopterë,
- mini-football dhe air hockey
- gjueti dinosaurve
- qitje virtuale me armë precizioni
- simulator me makineri ndërtimi të ndryshme
- vizatime digjitale me murin me peshq shumëngjyrësh
Por nëse mendoni se mbaroi këtu e keni gabim… TaoTao ofron hapësirë për të apasionuarit e makinave që përplasen, trampolina, një kënd të dedikuar për argëtimin e fëmijëve.
Inovacioni bën që salla e lojrave TaoTao të mbetet më e veçanta dhe teknologjikja nga këndet e tjera të lojrave në Shqipëri!
VR (realiteti virtual)
Në TaoTao gjeni fjalën e fundit të teknologjisë VR (realiteti virtual)
Nëpërmjet syzeve VR, ju do të keni përjetoni zhytjen në një botë fantastike si të jetë realitet! Madje ju mund të luani me miqtë tuaj në grupe të mëdha lojrash që nuk keni mundësi t’i provoni askund tjetër.
TaoTao premton argëtim për të gjithë grupmoshat!
Mund ta vizitoni te Tirana East Gate (TEG), Toptani Center, Qendra Tregtare Univers (QTU), Ring Center dhe përjeto një përvojë unike në me familjen, miqtë apo fëmijët tuaj!
Articolo Precedente
Gjendet një foshnje e braktisur/ Policia shqyrton ngjarjen e rëndë
Articolo Successivo
Ndryshimi i karrierës/A ka një moment perfekt për këtë hap