Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Teatri Kombëtar , punimet ecin me ritme të shpejta

05/12/2024

Teatri Kombëtar , punimet ecin me ritme të shpejta

Ministri Blendi Gonxhja ndau pamje nga kantieri i Teatrit Kombëtar i cili shprehu entuziazmin e tij për pritjen e përfundimit të punimeve. Ai u shpreh se godina e re do të ketë kushte moderne dhe po ashtu do të ofroj hapësira funksionale për artistët dhe publikun.

"Vijon puna në kantierin e Teatrit Kombëtar, një projekt i cili që do të kthehet në një simbol të ri të artit dhe kulturës shqiptare."

"Së bashku me Arkitektët e Bjarke Ingels Group, nënkryetaren e Bashkisë Tiranë znj. Frida Pashako dhe z.Ilir Bejleri, inspektuam punimet, ku deri më tani kanë përfunduar punimet për mbrojtjen e gropës së themeleve, betonimi i pllakës së themelit, pjesërisht elementët vertikalë dhe një pjesë e soletës."

"Godina e re, e konceptuar me standardet më moderne, do të ofrojë hapësira funksionale dhe kreative për artistët, publikun dhe administratën, duke krijuar një përvojë unike dhe gjithëpërfshirëse. Po ashtu, ambiente të dedikuara për aktivitete të ndryshme."

"Projekti synon të sjellë një dimension të ri në përjetimin e artit skenik."

Shprehu Gonxhja krahas pamjeve ku ishte në shoqërinë e arkitetëve të Bjarke Ingels Gruop dhe përfaqësues së tjerë të Bashkisë së Tiranës