Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Teknika që shmang bypass-in aplikohet në Spitalin e Shkodrës

26/11/2024

Teknika që shmang bypass-in aplikohet në Spitalin e Shkodrës

Ministrja e Shëndetësis Albana Koçiu ndau sot në rrjete sociale një histori suksesi në fushën e mjeksisë në Shqipëri , teknika që shmang baypassin e zemrës.

Asist. Prof. Aurel Toma një kardiolog me përvojë të gjerë ndërkombëtare, i cili kryeson Repartin e Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe është pedagog në Universitetin e Vjenës ishte personi që e realizoj këtë proçedurë.

Falë profesionalizmit dhe përvojës së tij, së bashku me bashkëpunimin e ngushtë me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u krye me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare duke përdorur metodën e “përqasjes retrograde”.

"Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend." , shprehu Ministrja Koçiu