Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Tetori rozë me sloganin 'Ia vlen të jetosh', Ministrja Koçiu: Mamografitë ofrohen falas pa nevojën e referimit nga mjeku i familjes, njësi lëvizëse në çdo zonë rurale.

01/10/2024

Tetori rozë me sloganin 'Ia vlen të jetosh', Ministrja Koçiu: Mamografitë ofrohen falas pa nevojën e referimit nga mjeku i familjes, njësi lëvizëse në çdo zonë rurale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë në fillim të tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Gjatë një interviste në emisionin "Aldo Morning Show" në Tv Klan, ministrja Koçiu njoftoi se slogani për këtë vit është “Ia vlen të jetosh”.

“Slogani është zgjedhur si ndërgjegjësim për të rikujtuar të gjitha gjërat e bukura dhe të vlefshme që i japin kuptim jetës duke bërë thirrje për të kthyer sytë nga vetja për të kryer një kontroll. Do të duhet që gjatë muajit tetor, por  jo vetëm, gjatë gjithë muajve të vitit, t’i kthejnë sytë nga vetja, të kujdesemi për veten, të kujdesen për të dashurit e tyre, të kujdesen për motrat, për shoqet dhe t’i marrin përdore për të bërë një ekzaminim, një ekografi, një mamografi të domosdoshme për të shpëtuar jetën e tyre. “Ia vlen të jetosh” është një slogan që të bën të shikosh gjërat e vogla që në jetën e përditshme nuk marrin rëndësi, por janë gjërat e vogla që i japin kuptim jetës. Është dashuria për familjen, është shkëlqimi në sytë e fëmijëve, janë shumë gjëra të vogla të përditshme për të cilat ia vlen të jetohet dhe prandaj slogani është një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të kthyer sytë nga vetja dhe për të bërë llogarinë sa shumë gjëra ka në jetë që ia vlen të jetohet”,tha Koçiu

Ministrja theksoi se ekzaminimi dhe diagnostikimi i hershëm rrisin shanset për të arritur sukses në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Për fat të keq, është një sëmundje që ka një trend rritës, por 99% e rasteve të zbuluara hershëm janë totalisht të kurueshme prandaj edhe muaji tetor i dedikohet ndërgjegjësimit pikërisht për të bërë kontrolle dhe për ta kapur hershëm këtë sëmundje. Sa më herët ta kapim, aq më probabilitet ka për ta kuruar suksesshëm”, vazhdoj më tej ministrja.

“Në 2023 u kryen 25 mijë mamografi. Në momentin që flasim për kancerin gratë ndërgjegjësohen, por në të përditshmen e tyre gratë e harrojnë veten ndaj ky tetor u dedikohet pikërisht atyre që të kthejnë sytë nga vetja për të thënë që t’i kushtojnë 15 minuta vetes në mënyrë që të sigurosh dhe fitosh betejën me jetën”, shprehu ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.