Tirana, 4 aplikacione për të njohur më shumë kryeqytetin
di Redazione
14/04/2024
Tirana është qyteti me popullsi dhe me përqëndrimin më të madh të aktiviteteve,bizneseve dhe shumë ngjarjeve të përditshme. Për informimin sa më të shpejtë dhe të saktë vijnë në ndihmë këto 4 aplikacione.
Tirana Ime Outdoor
Aplikacioni “Tirana Ime Outdoor” (TIO) i jep fund mungesës së informacionit orientues për aktivitetet rekreative të kohës së lirë për qytetarët dhe vizitorët e Tiranës. Ideja u propozua nga APR – Bashkia Tiranë në GoTirana Smart City dhe u jetësua për të ofruar një informacion të përditësuar, në një klik të vetëm, të destinacioneve, mundësive e propozimeve për jetesë të gjelbër, shplodhje aktive dhe rigjenerim e meditim pranë natyrës.
Aplikacioni TIO shërben si një udhërrëfyes me informacione të detajuara mbi destinacione të reja natyrore, shtigje në harta orientuese për të pasionuarit pas ecjes, ngjitjes dhe pedalimit; pika interesi outdoor, gjithçka në gjuhën shqipe dhe angleze.
Prakticiteti i aplikacionit TIO qëndron në menunë e thjeshtë, të ilustruar qartë. TIO është një çelës publik e pa pagesë, që ndihmon hyrjen në një botë të mrekullueshme outdoor dhe të afron me një stil të ri jetese.
Tirana Xxl
TiranaXXL është guida juaj virtuale për të gjitha eventet që ndodhin në kryeqytet. Nëse doni të dini çfarë ndodh në Tiranë, ky është aplikacioni që ju mban të përditësuar në kohë reale. Zbuloni eventet e javës, informohuni se çfarë organizohet në kryeqytet gjatë ditës.
Ekploroni aktivitetet e artit dhe kulturës, filmat, muzikën më të re të lançuar në koncertet e shesheve dhe vendeve më të spikatura e të frekuentuara në Tiranë. Në këtë aplikacion do të keni informacion paraprak se kur do të mbahen panaire që ngjallin interes tek ju, ngjarje sportive, ekspozita, argëtime në orët e vona dhe shumë evente që nuk do të dëshironit të mungonit.
Për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë cili është organizimi i rradhës brenda ose jashtë Tiranës, ky aplikacion, do të jetë një aset i vlefshëm.
Tirana Ime
Vodafone në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë përmbledhin në këtë aplikacion shërbimet kryesore të qytetit të Tiranës në smartphone-in tuaj. “Tirana Ime” 2.0 vjen me një pamje të re moderne. Aplikacioni është dizenjuar dhe optimizuar për të qenë një shoqërues i qytetarëve të Tiranës dhe vizitorëve që të shijojnë qytetin më vital në Shqipëri.
Përditësimet e reja të “Tirana Ime” ofrojnë një përvojë të pasur dhe të shkëlqyer: një seksion i ri i dedikuar për Eventet Tirana European Youth Capital 2022 dhe një seksion i ri i dedikuar me kalendar eventesh kulturore në Tiranë si: teatër, opera, sport etj. Mund të gjeni shërbimet kryesore të Tiranës si informacione mbi trafikun dhe transportin në qytet, turizmin, ndotjen si dhe mundësinë për të raportuar situata problematike.
Strolling Tirana
Strolling Tirana" një guidë që ju ndihmon të eksploroni qytetin e Tiranës në mënyra transporti ekologjik. Mbështet projektet e transportit në të gjithë botën dhe u mundëson politikëbërësve të transformojnë lëvizshmërinë urbane.
Bazohet në tre shtylla: inovacioni, dija, investimi. Mbështet projekte pilot inovative në të gjithë botën. Ndahen njohuritë me planifikuesit rreth koncepteve moderne të lëvizshmërisë, në seminare dhe konferenca. Investimi në ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së qëndrueshme urbane është pika kyce e këtij aplikacioni.
Articolo Precedente
5 Kantinat më të mira të verës në Tiranë: Një udhëtim gastronomik për shijet tuaja
Articolo Successivo
4 Hotelet luksoze në Tiranë: Akomodimi ideal tek më të mirët