Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

“Tirana Mooons”: Një shtesë e re dhe moderne për arkitekturën e Sheshit “Nënë Tereza”

12/02/2025

“Tirana Mooons”: Një shtesë e re dhe moderne për arkitekturën e Sheshit “Nënë Tereza”

Arkitektura e Sheshit "Nënë Tereza", një hapësirë kyçe për kryeqytetin, do të pasurohet nga instalimi i veprës “Tirana Mooons” të arkitektit Chris Precht, e cila do të krijojë një oazë të gjelbër dhe një hapësirë për librat. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e projektit, i cili do të ketë veçorinë e lëvizshmërisë dhe mundësinë për t’u vendosur në një vend tjetër.

“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht  i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e sheshit, por është një instalim i jetueshëm, plotësisht miqësor me mjedisin dhe me njerëzit, që në çdo moment mund të spostohet për diku tjetër. Besoj që në një kohë të shkurtër, projekti për të cilin jemi këtu do të realizohet dhe njerëzit do të kenë mundësi të shijojnë një ambient të veçantë, të posaçëm, ku fokusi patjetër do të jenë fëmijët, por sigurisht edhe familjet dhe të tjerët. Nuk do të jenë kafene, por do të jenë mjedise familjare, ku kryesisht atraksioni do të jetë në funksion të fëmijëve.” 

Ai theksoi se periudha e dytë e historisë së Tiranës si kryeqytet, e nisur me ndihmën e një grupi italianësh, do të shndërrohet në një transformim të rëndësishëm, duke u bërë një nga qytetet më të rëndësishme të Europës, falë një armate arkitektësh, që do të ketë një ndikim të ngjashëm me atë të “Guggenheim” në Bilbao.

"Sot jam i bindur që më pas kjo do të jetë periudha e dytë e historisë “Tirana kryeqytet” që fillon si qytet me bulevardin dhe me ndërtesat e projektuara nga një grusht italianësh dhe që do të hyjë në radhën e parë të qyteteve të Europës për arsye të jo më të një grushti arkitektesh, por të një armate arkitektesh. Ne kështu e quajmë mes nesh armë Art Army që do të ketë një impakt absolutisht të ngjashëm me atë të “Guggenheim” në Bilbao."