Tragjedia e Gërdecit/GJEDNJ vendos në favor të familjeve të prekura
di Redazione
09/11/2023
Gërdeci është një ngjarje që ka lënë kujtime dhe pasoja të rënda tek të gjithë shqiptarët, por dhimbjen më të madhe e kanë përjetuar familjarët e viktimave. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur drejtësinë e munguar për ta.
Sipas saj kjo tragjedi i hoqi mundësinë familjarëve të ishin të pranishëm në gjykimin penal ndaj Fatmir Mediut, ish-ministrit të mbrojtjes së asaj kohe.
Në vendimin e gjykatës thuhet se procedimi penal nda tij është akoma në pritje, duke i lënë kërkuesit e çështjes pa një vendim final për mbajtjen e përgjegjësisë për çka ndodhi, edhe pse kanë kaluar më shumë se 14 vite.
Shpërthimi i mori jetën edhe të miturve të pafajshëm, paditësit dhe tashmë kërkuesit për drejtësi prindërit e tyre, duan një përgjigje. A do të mbajë dikush përgjegjësi për jetët e humbura, apo do të harrohet përgjithmonë duke u zvarritur në rrugët e gjykatave?
Nga shpërthimi i Gërdecit u vranë 26 persona dhe 300 të tjerë u dëmtuan. SAC kishte nënkontraktor Albademil Ltd. Ish-ministri i mbrojtjes dha dorëheqjen,duke hequr kështu dorë nga imuniteti dhe të gjykohej si pasojë nga drejtësia shqiptare.
Në vendim gjykata shprehet se Shqipëria duhet të paguante 12000 euro Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt dhe 10000 euro secili për ankuesit e tjerë për dëm jopasuror, gjithashtu 8000 euro së bashku për të gjithë ankuesit për shpenzimet e bëra.
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit tha se Gjykata e Strasburgut konfirmoi se kishin të drejtë dhe se drejtësia shqiptare është treguar mospërfillëse ndaj kërkesave legjitime të familjarëve. Ajo komunikoi se ajo që u fitua në këtë çështje ishte pjesëmarrja aktive e të dëmtuarve në procesin penal pra: marrje provash ,pyetje dëshmitarësh dhe të drejtat që kanë për t`i ushtruar me të drejtë.
Articolo Precedente
Rozmarina/ Ndikimi pozitiv për shëndetin e flokëve tuaj
Articolo Successivo
Mrekullia natyrore: Propolisi dhe përfitimet e tij për shëndetin