Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ulsi Manja me homologun tij në Podgoricë

30/10/2024

Ulsi Manja me homologun tij në Podgoricë

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë zhvilloi një takim të suksesshëm në Podgoricë me homologun e tij malazez, Bojan Božović, duke diskutuar thellimin e bashkëpunimit në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për integrim në Bashkimin Evropian. Ministri shqiptar e uroi Božović për detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti mes dy vendeve fqinje.

Gjatë takimit, dy ministrat ranë dakord që, pas publikimit të progres-raportit të BE-së, të zhvillojnë takime periodike në nivel teknik për kapitullin 23, i cili përfshin sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Këto takime do të mbahen me rotacion në Tiranë dhe Podgoricë, si dëshmi e angazhimit të përbashkët për përmbushjen e standardeve të BE-së.

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë deklaroi se ky bashkëpunim i ngushtë është një sinjal i qartë për Bashkimin Evropian, që Shqipëria dhe Mali i Zi janë seriozisht të përkushtuara për anëtarësimin në familjen evropiane. Ai shtoi se ky partneritet do të ndihmojë në krijimin e një Ballkani më të fortë dhe të integruar evropian, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve.

Gjithashtu ministri Manja ndau pamje dhe në rrjete sociale.