Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Veliaj në Hamburg , takim me kryebashkiakun Peter Tschentscher

06/12/2024

Veliaj në Hamburg , takim me kryebashkiakun Peter Tschentscher

Erion Veliaj ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dy ditore , ai pati rastin të takojë Kryebashkiakun e parë të Hamburgut Peter Tschentscher. Ai gjithashtu ka takuar dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut , si dhe përfaqësues të Komitetit për Çështje Evropiane.

Sot, ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Hamburgut, ku do të jenë të pranishme kompani gjermane të interesuara për investime në Shqipëri.

"Një vizitë e shkurtër në Gjermani, ku pata kënaqësinë të takoja Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher, me të cilin diskutuam për bashkëpunime të reja në turizëm, por edhe për titullin Kryeqyteti Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut, që Tirana do të mbajë vitin tjetër."