Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

``Vendet e mia``/ Timothy Garton Ash sjell në Tiranë librin e tij

03/11/2023

``Vendet e mia``/ Timothy Garton Ash sjell në Tiranë librin e tij

Timothy Garton Ash është një historian, autor dhe komentator britanik. Ai është profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Oksfordit. Pjesa më e madhe e punës së tij ka qenë e lidhur me historinë bashkëkohore të Evropës, me fokus të veçantë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ai vizitoi Shqipërinë dhe u mikprit nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ash prezantoi sot librin e vet `Vendet e mia`.

Kënaqësi e jashtëzakonshme të prisnim në qytetin tonë një autor dhe historian të shquar si Timothy Garton Ash, i cili ndodhet në Tiranë për të prezantuar librin e tij “Vendet e mia”.

Si mik dhe aktivist, duam që Tiranën ta quash si qytetin tënd. Faleminderit për kontributin dhe frymëzimin! - shkruan në rrjetet sociale Veliaj.

Timothy Garton Ash ka shkruar për ish-regjimet komuniste, përvojën e tyre me policinë sekrete, revolucionet e vitit 1989 dhe transformimin e shteteve të ish-Bllokut Lindor në shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Ai ka shqyrtuar gjithashtu rolin e Evropës në botë dhe sfidën e ndërthurjes së lirisë politike dhe diversitetit, veçanërisht në lidhje me fjalën e lirë.