Vengu: FA është duke bërë një strukturë tërheqëse për të rinjtë
di Redazione
08/01/2025
Vendosja e kapitalit njerëzor si prioritet përmes përmirësimit të trajtimit financiar për gratë dhe burrat në uniformë po dëshmon efektet pozitive në Forcat e Armatosura. Ky fokus ka nxitur interesin e të rinjve, të cilët po i bashkohen me entuziazëm shërbimit ushtarak.
Në vitin 2024, mesatarja e regjistrimeve në çdo fazë të rekrutimeve ishte 237 ushtarakë. Por në fazën e parë të vitit 2025, regjistrimet kanë arritur në 353, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 67.1%.
Për më tepër, gjatë fushatës së fundit janë ulur vakancat me 64.3%, ndërsa largimet janë reduktuar ndjeshëm krahasuar me mesataren e vitit të kaluar. Ky progres tregon qartë se investimi në mirëqenien dhe vlerësimin e personelit ushtarak po rezulton një strategji efektive për të forcuar kapacitetet njerëzore dhe operacionale të Forcave të Armatosura.
"Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por gjithnjë e më shumë edhe për ata që tashmë shërbejnë në uniformë. Djemtë dhe vajzat në FA po shprehin një interes të shtuar për të vijuar shërbimin duke ndjekur kurset e karrierës."
