Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Vengu gradon Shefin e Shtabit të Përgjitshëm të FA , me gradën "Gjenerallejtënant"

03/12/2024

Vengu gradon Shefin e Shtabit të Përgjitshëm të FA , me gradën

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu organizoj një ceremoni të veçantë , ku dhe përgëzoj Shefin e Shtabit të Përgjithshëm duke e graduar atë me gradën "Gjenerallejtënant"

Në fjalimin e tij përshëndetës, ministri Vengu vlerësoi gjenerallejtënant Kingjin si një ushtarak të përkushtuar, i cili ka ndjekur me dinjitet të gjitha fazat e karrierës dhe ka kryer me sukses detyra të rëndësishme. Ministri theksoi gjithashtu se ky është një moment i veçantë, pasi pas gati një dekade e gjysmë, ylli i tretë në Forcat e Armatosura është rikthyer. Ai shtoi se gjenerallejtënant Kingji e ka merituar plotësisht këtë gradë.

“Dikush mund ta ketë ndjekur karrierën e tij që në kohën e Afganistanit, dikush që në kohën që ka drejtuar regjimentin në Poshnje, që kur ka drejtuar Forcën Tokësore, apo kur ka mbajtur pozicione të tjera përfaqësimi në funksion të FA. Unë në këto pak muaj kam njohur një person që, së pari ka forcën e karakterit si udhërrëfyes në mbrojtje të interesave kombëtare, në mbrojtje të të gjithë interesave të ushtarakëve, të familjarëve të tyre dhe të përmirësimit të gjithanshëm dhe të modernizimit të FA.” shprehu Ministri Vengu.

Minstri gjithashtu shprehu se gradimi i cili u mbajt sot është dhe po ashtu shembulli i një punë të fort dhe një disiplinë që të gjithë ushtarët duhen ta ndjekin.

“Dikush mund të thotë që sot kemi shumë gjeneralë dhe shumë pak ushtarakë. Unë nuk e besoj këtë. Unë besoj që gjeneralët dhe oficerët në përgjithësi janë kapacitet kombëtar dhe duhet t’u ofrojmë mundësinë, që qofshin aktivë apo rezervistë, të kenë një kontribut të vazhdueshëm në funksione shtetërore.”-Shprehu Ministri Vengu duke v“Dikush mund të thotë që sot kemi shumë gjeneralë dhe shumë pak ushtarakë. Unë nuk e besoj këtë. Unë besoj që gjeneralët dhe oficerët në përgjithësi janë kapacitet kombëtar dhe duhet t’u ofrojmë mundësinë, që qofshin aktivë apo rezervistë, të kenë një kontribut të vazhdueshëm në funksione shtetërore.”-Shprehu Ministri Vengu duke theksuar po ashut dhe se buxheti 2025 do të luaj një rol të rëndësishëm për të rë rinjtë që duan të investohen tek karriera ushtarake.

Arben Kingji shprehu falenderimin e e të gjithë administratës shqipëtare dhe një falenderim për të gjithë efektivët e FA.

“Falenderim i veçantë shkon për të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, me të cilët kam qenë bashkë në realizmin e një sërë detyrave, duke pasur parasysh se pas viteve ’90, FA kanë kaluar një sërë sfidash, etapash, procesesh, siç janë modernizimi dhe reformimi, të cilat pa ndihmën e tyre nuk do të realizohej kjo që jemi sot, institucioni më dinjitoz dhe më korrekt, në të cilin ne shërbejmë.” - Shprehu Shefi i Shtabit të Përgjithsëm i FA.